Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e Presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.
“Temat që do të diskutohen në takimin në Brdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor”, njofton Presidenca e Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se e para e shtetit, do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces.
Osmani do të ketë edhe takime me homologët e saj nga Shqipëria, Kroacia, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
“Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.Ndryshe, Presidentja Osmani më 13 maj ka pritur në takim në Prishtinë, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në funksion të parapërgatitjes për takimin e Brdos”.
\RTV-Okarina\