Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.
Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.
“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës”.
Në kumtesën e Zyrës së Presidentes bëhet e ditur se Osmani në Universitetin Humboldt do të mbajë një ligjeratë me temën “Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat”.
\RTV-Okarina\