Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar që Kurban Bajrami të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet.
“Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet”, ka shkruar Osmani.
“Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati! Me fat Kurban Bajramin!”.