Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama, do të vizitojnë sot ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender Europe 21”.
Pas përfundimit të ushtrimit “Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti do t’iu adresohen ushtarëve.
Ndërsa pas adresimit për ushtarët, Osmani dhe Kurti do të kenë deklarime për media.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitojnë ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “DEFENDER – Europe 21”.
Pas përfundimit të ushtrimit “DEFENDER – Europe 21”, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’ju adresohen ushtarëve. Ndërsa pas adresimit për ushtarët, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklarime për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
\RTV-Okarina\