Presidentja bën iftar me familjen mitrovicase që humbi katër djem në luftë

Familja e Halil Hasanit në Vinarc të Mitrovicës ishte nikoqire e presidentes Vjosa Osmani.

Osmani u ftua nga familja Hasani për një darkë të iftarit.

Presidentja u gjend në qytetin e saj të lindjes për të dyten ditë më radhë, kësaj here në shtëpinë e familjes së cilës iu rrëmbyen katër djem gjatë luftës së fundit në vend.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

“Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës. Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme” ka shkruar Osmani në Facebook.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of 9 people, people sitting, people standing and indoor