Posta e Kosovës sot ka dhuruar 5 printer për shkollat e komunës së Skenderajt


Posta e Kosovës, sot dhuroi donacion, 5 printer të cilët do të përdorën për nevojat e shkollave të komunës sonë.

Donacionin e pranoi Kryetari i komunës, Bekim Jashari nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, të cilin Kryetari Jashari në emër të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, e falënderoi për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë për shkollat tona.

“Me Kryeshefin Smakiqi vizituam edhe sportelin e sapo vendosur në objektin e komunës, ku në bazë të marrëveshjes që kemi bërë me Postën e Kosovës, i kemi mundësuar qytetarëve që të kryejnë pagesat e tyre komunale brenda objektit të institucionit tonë”, tha Jashari.