Dje, Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar për zyrtar policor, ku javën tjetër, 212 të rinj kosovarë pritet të nënshkruajnë kontratë pune me Policinë e Kosovës dhe kështu ata do t’a kenë mundësinë që të japin kontributin e tyre për sigurinë e qytetarëve.
Kontratat me këta të rinjtë do të nënshkruhen me 12 janar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Pra, kjo do të jetë gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës të cilët do të aftësohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në fund të tetorit të vitit të kaluar, pa ceremoni të përbashkët, por të ndarë në grupe të vogla si shkak i COVID-19 kishte diplomuar gjenerata e 55-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.