Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.
Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër zyrtarë, dhe janë sekuestruar dy çanta me para.
Siç bëhet e ditur paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve.
Përveç katër arrestimeve në AZHB, janë arrestuar edhe dy zyrtarë të komunës së Istogut.
Ndryshe, në orën 13:30 Prokuroria e shtetit ka paralajmëruar konferencë lidhur me aksionin e sotëm në disa qendra të Kosovës.