Policia në mbrojtje të mjedisit, sekuestron eskavatorin që nxirrte zhavorr nga lumi

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda me datën 18.07.2022, kishte pranuar informatë se në fshatin Krushë e Madhe/Rahovec në një lokacion afër lumit të Drinit të Bardhë nga një kompani është duke u nxjerr zhavorr në mënyrë ilegale.
Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dal në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arrit që ti ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.
Në koordinim me prokurorinë themelore në Gjakovë iniciohet rasti në procedurë të rregullt ”Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”, ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër.
Policia e Kosovës përveç angazhimeve të saj në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive tjera përfshirë edhe hetimin dhe luftimin e krimeve mjedisore.