Policia kërkon nga Sveçla rrogën e 13-të

 

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një letre drejtuar Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka kërkuar pagën e 13-të.

Në letër, Sindikata thotë se po e kërkon këtë pagë pasi gjatë pandemisë nuk kanë marrë asnjë shtesë edhe pse me ligj ka qenë e paraparë.

“Kërkojmë nga ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër i MPB-së dhe nga Qeveria e juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme.

Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me ligj ka qenë e paraparë. Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do t’a realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosovës”, thuhet në letrën drejtuar Sveçlës.