Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fatmir Adem Muriqi për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Muriqi është i lindur më 08.09.1974 në Pejë.
I pandehuri është duke u kërkuar për veprat penale “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com .