Policia e Kosovës dje ka kryer një aksion në Prishtinë, Pejë, Mitrovicën e Jugut dhe në pjesën veriore kundër kontrabandës me mallra.
Sipas raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës.
PK-ja jep detaje të reja rreth aksionit si dhe njofton se nga tetë persona, pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar: mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €. Gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan nga një grup protestuesish duke i sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare”, thuhet në raport.
\RTV-Okarina\