Policia jep detaje për rastin ku një grua e theri një tjetër në Prishtinë

 

Policia ka sjellë detaje rreth therjes që ka ndodhur dje rreth orës 15 në Rruga B në Prishtinë, ku ishin të përfshira dy gra.

Sipas policisë, është arrestuar një grua, pasi e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me një grua tjetër e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë atë.

Policia bën të ditur se viktima ishte në vendin e saj të punës kur u sulmua. Ndërkaq pas plagëve të marra në dorë i është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 

\RTV-Okarina\