Një person është plagosur me armë zjarri të martën rreth orës 12:27 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë, sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Raportohet se është plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport.