Policia: Fëmijët lëmoshëkërkues keqtrajtohen dhe abuzohen nga prindërit

 

Salih Dragidella, nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, shpjegon punën e këtij institucioni ndaj fenomenit të kërkimit të lëmoshës.

Kapiteni Dragidella pranon se një pjesë e lypësve nuk shkon në shkollë dhe gjithashtu thekson se kjo veprimtari paraqet kundërvajtje.

Andaj, nëse nuk kanë leje qëndrimi, i kthejnë në vendin e origjinës.
Aksioni i fundit, sipas Dragidellës, më së shumti lidhet me rastet e keqtrajtimit dhe abuzimit të fëmijëve nga prindërit e tyre.

Ai shpalosi disa statistika prej vitit 2019 e deri në muajin shtator të 2021-tës.

Në aksionin e fundit, ai thotë se janë identifikuar 107 lëmoshëkërkues, 47 të rritur dhe 60 fëmijë. Në tërësi, 64 janë nga Shqipëria, ndërsa 43 nga Kosova.