Policia e Skenderajt dhe Vlora Çitaku me dy fytyra!

Pa dyshim qe ngjarja qe ka ndodhur ditë me parë në mes Familjes Lushtaku dhe pjesëtarve të policisë në qytetin e Skenderajt, në opinioni e gjëre ka zgjuar një interesim të madhe dhe ajo interpretohet në mënyra të ndryshme varësisht nga cili taborr vijnë këto opinione, shkruan portali rajoni.org.

Në këto reagime duhet veçuar reagimin e Vlora Çitakut ish-ambasadorë e Kosovës në SHBA dhe nënkryetare ë PDK’së, e cila kishtë dhënë opinionin rreth kësaj ngjarje.

Sikur Vlora të ishtë konsistente në këto reagime kjo do të tregonte këmbëngulisn e saj në mbrojtje të shtetit dhe të vertetes, mirëpo ajo këtu si duket ka zgjedhur të bëhet mashë e dikujt për qellime hesapesh me komandantin nga drenica, Nuredin Lushtaku.

Vetëm ditë më parë kryetari Skenderaj dhe zëvëndesi i tij në një ndejë në fshatin Kuqicë të komunës së Skenderajt ishin pjesë e një ahengu qe u shoqërua me të shtëna armesh për çka policia kishtë shkuar deri afër vendit të ngjarjes, mirëpo më të marrë vesh se kush është në atë aheng, policia nuk shkon farë në vend të ngjarjes.

Vlora këtu heshti.

Mirëpo indice tjetër që tregojnë se Vlora nuk e ka në zemër reagimet tregon edhe heshtja e saj në piknikun e organizur në të njëjtin fshat ditë me parë nga Partia Demokratike e Kosovës, ku përveç strukturave të kësaj partie të nivelit lokal ishtë edhe qendra në krye me Memlin e Vlorën, dhe gjatë konsumimit të qyfteve e birrave pati të shtëna armesh dhe banorët e atij lokaliteti është dashur që ti fusin femijët brenda në shtëpi nga frika të ndonjë plumbi të pa kontrolluar.

Edhe mediat kanë raportuar për këtë raste, as Vlora e as Policia nuk është marrë më të; sikurse të këtë ndodhur në një vend tjetër, apo ndoshta Vlora nuk ka pasur mandat të reagoj.