Policia e Kosovës është bërë me 20 vetura të reja.
Donacioni i shtetit të Gjermanisë i dedikohen kryesisht policisë kufitare.
Drejtori i Përgjithshme i Policisë Samedin Mehmeti, tha se këto vetura do të shfrytëzohen kryesisht nga policia kufitare në luftën kundër trafikut të armëve.
“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardhë në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”.
Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde shpreson qe me këtë donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.
“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”.
\RTV-Okarina\