Policia e Kosovës arreston dy meshkuj për falsifikim të parasë

 

Në raportin e policisë së Kosovës është raportuar për një rast të falsifikimit të parasë.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi të njëjtit paraprakisht kishin arritur marrëveshje për këmbim të karmonedhave të falsifikuara.

“Të dyshuarit kishin arritur pëlqimin që të shkëmbejnë vlerën prej njëqind e njëzet mijë (120,000.00) € kartëmonedha të falsifikuara dhe në kundër-vlerë të merrnin shumën prej tridhjetë e një mijë (31,000.00) € origjinale”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

 

 

Raporti i plotë:

FALSIFIKIM I PARASË

Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 16.06.2021 – 12:00. Janë arrestuar në flagrancë dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të dyshuarit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që të takoheshin me qëllim të shkëmbimit të kartëmonedhave të falsifikuara me kartëmonedha origjinale.

Të dyshuarit kishin arritur pëlqimin që të shkëmbejnë vlerën prej njëqind e njëzet mijë (120,000.00) € kartëmonedha të falsifikuara dhe në kundër-vlerë të merrnin shumën prej tridhjetë e një mijë (31,000.00) € origjinale.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar: 120,000.00 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara (240×500) € kartëmonedha, një veturë e tipit golf IV  dhe tre telefona. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

\RTV-Okarina\