Policia dënoi 796 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

 

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Vetëm brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 796 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19.

 

 

Aktualisht në vend janë 4 mijë e 889 raste aktive me COVID-19.