Gjatë 3 vitevë të fundit në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht kishin ndodhur numër i madhe vjedhjeve në shtëpitë e banorëve të kësaj zone . Zyrtarët Policor ishin të përkushtuar të gjenin dëshmi dhe prova në lidhje me kryerësit e këtyre vjedhjeve.
Në çdo vend të ngjarjes hetuesit policor kishin dyshimet për veprimet kriminale të cilat i kryenin personat dhe hetuesit filluan me gjurmimin e të dyshimtëve, duke mbledhur gjurmë dhe elemente për veprime hetimore.
Për këto ngjarje hetuesit bashkëpunuan me Prokurorin e Shtetit në Prizren dhe filluan me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ndaj një grupi të caktuar kriminal.
Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit.
Ndërsa Policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimte.
Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22.000 (mijë euro) euro.
/RTV-Okarina/