Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte detyruar të përdorte substanca narkotike.
Policia njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuar dhe një tjetër gjendet në arrati.
Rr. “Sylejman Hadum Aga”, Gjakovë 13.01.2021 – 19:13. Viktima femër kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte detyruar të përdorte substanca narkotike. Viktima është shtruar në spital. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një tjetër i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raport
/RTV-OKARINA