Polica sot mban konferencë për sigurinë në trafik

 

Policia e Kosovës këtë të martë do të mbajë një konferencë për media rreth sigurisë në trafikun rrugor.

Gjatë ditëve të fundit është alarmues numri i aksidenteve. Kujtojmë se gjatë të dielës në një aksident dhe një vetaksident kanë humbur jetën pesë qytetarë.

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së.

 

 

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që me 08.06.2021, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.

 

\RTV-Okarina\