Ka dështuar raportimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, para Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes.
Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha kërkoi raportim ndaras të tyre dhe jo bashkë, shkruan Indeksonline.
Për një moment Berisha iu drejtua ministrit Sveçla me “zotëri Sfeklla”, duke i thënë “Mos më shit mend këtu”.
Ndërsa anëtarët tjerë të komisionit i thanë Berishës se është duke e keqpërdorë pozitën.
\RTV-Okarina