Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të së martës në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se vrasja në tentativë ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” ku viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshja është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës.
Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari është në kërkim nga Policia.
\RTV-Okarina\