Plagoset një person në Pejë

 

Mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Viktima fillimisht është pranuar në spitalin e Pejës, por më pas është dërguar  në Prishtinë për shkak te plagës që ka.

 

 

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë policia ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë një persona ka mbetur i plagosur.Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Por, për shkak të natyrës së rastit më pas është dërguar për trajtim edhe në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit“.

\RTV-Okarina\