Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër Covid-19, Policia e Kosovës po vazhdon t’i gjobitë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur, se gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 2520 gjoba.
Sipas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, mbajtja e maskës është obligative.
Përveç kësaj, “orë policore” ka nga 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit.
Për t’u mbrojtur nga Covid-19, procesi i vaksinimit po kryhet edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 7 mijë pjesëtarë, ndërsa kanë mbetur akoma pa u vaksinuar edhe 1 mijë e 268.
Tutje ai theksoi se janë duke i kushtuar rëndësi të veçantë procesit të vaksinimit, duke krijuar lista të punonjësve që ky proces të kryhet sa më shpejtë.
\RTV-Okarina\