Janë dënuar 915 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID, gjatë 24 orëve të fundit.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se janë dënuar edhe 1,362 qytetarë për mosrespektim të rregullave në trafik.
Sipas Policisë, po në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 31 aksidente me të lënduar dhe 44 me dëme materiale.
Ndërkaq, janë arrestuar 31 persona, 22 janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajte të dënimit dhe 1 në ndalim policor.
\RTV-Okarina\