Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka pezulluar përkohësisht grevën e nisur që nga e mërkura e javës së kaluar.
Kjo shoqatë ka parlajmëruar bisedime me qeverinë e re, që pritet të udhëhqet nga Albin Kurti.
Ndryshe, transporti ndërurban dhe ai periferik urban janë futur në grevë nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Greva u bë pas moszbatimit të marrëveshjes nga ana e Qeverisë për subvencionimin e këtij sektori.
E nesër pritet të fillojë transporti publik në mbarë Kosovën.
/RTV-Okarina/