Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pezulluar aktivitetin zgjedhor për dy ditë në shenjë respekti për vdekjen e ish-kandidatin për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.
Kryetari i Deçanit që vjen nga kjo parti, Bashkim Ramosaj, tha se nuk është dita që të flitet për vota pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në Pejë ku përveç Kadrijajt mbet i vrarë edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, njofton Klan Kosova.
“Në shenjë nderimi për bashkëvendësin tonë, ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, z.Blerand Kadrijaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, në Deçan, e pushon gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme. Kjo në shenjë nderimi për Blerandin, familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e komunës sonë”, ka shkruar Ramosaj.
“Sot nuk është dita të flasim për vota. Sot është ditë pikëllimi për Deçanin! Sot lutem për shpirtin e Blerandit dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, Kadrijaj nga Rastavica, gjithë bashkëvendësit, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e Deçanit! Lusim Zotin t’iu jap durimin familjeve të përballojnë këtë dhimbje të madhe”.
\RTV-Okarina\