Petar Petkoviq sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë

 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë. Në ditën e parë të vizitës, Petkoviq do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.

 

Nga ora 12, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij, raporton Kosovo Online.

Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq do të vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.

 

\RTV-Okarina\