Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

 

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në cilat komuna është raportuar për dhunë në familje.

Rastet e dhunës edhe më tej vazhdojnë të jenë pranishme në vendin tonë.

 

 

“Fushë Kosovë 05.05.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

“Gjilan, 05.05.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që ditë më për kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër  kosovare. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuari, ku është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Dhunë ndaj familjarëve të tij në vazhdimësi, raportohet të ketë ushtruar edhe një mashkull po në komunën e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

“Kllokot, 05.05.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht gruan e djalit të tij, viktimën femër shtetase e Serbisë. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

“Zubin Potok 04.05.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës