Pesë persona të lënduar në aksidenti që ndodhi para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, deklaroi ai.