Letër publike kryetarit të Mitrovicës
Z.Kryetar.
“ Me shtalba nuk gatuhet buka”
I nderuar.
Lidhur me çështjet në mes të Përmbaruesit Privat ( person fizik me autorizime publike ) dhe Komunës une kam tentue dy here të bisedoj me juve, e kam lane numrin e tel dhe kam pritur që të më ftoni në takim pastaj kam bisedue me nënkryetarin me datën 09.03.2022 dhe përsonin përgjegjë të drejtorisë përkatëse me date 04.02.2022
Gjithashtu me datën 25.02.2022 ju kamë dërgue edhe E.mail në adresen zyrtare elektronike. Bedri Hamza@rks-gov.net
Pasi që zyrtarët e juaj veq kishin ftuar dhe biseduar me përmbarues nga komuna tjetë të dytë më parashtruan pyetjen: Se zyrja ime a ka kapacitete me krye punët rreth procedurave për mbledhjen e tatimit në prone për Komunën e Mitrovicës pasi që ju e kishit një zyre të vogël dhe punoni vetëm me vajzen e juaj ?
Nga pytjet e tyre vijmë në përfundim se ata veq i u paskan nënshtrue presioneve të premtimeve nga përmbaruesi i komunës tjetër e për të cilët ata e dijnë më së miri, apo ndoshta kanë filluar si që thotë populli: “Me ta pi duhanin tinëz”
Zyrtarët e juaj nuk kanë kapacitet e as autorizime për ti vlerësuar zyret përmbarimore, ato I vlerëson dhe licencën për punë e jepë ministria përkatëse e jo zyrtarët e juaj, ndërsa une nuk jepi kurrfar premtime të tjera veq se do ta zbatojë Ligjin e procedures përmbarimore pa i dhanë asnjë zyrtari karamela.
Mos lejo që të binë nën presionin e premtimeve si kur që janë ra zyrtarët e ndërmarrjeve publike në Mitrovicë, që duke iu dhanë privilegje zyrtarëve ( punësimin e anëtarve të familjës së zyrtarit në zyret e tyre përmbarimore) të shkelin dispozitat imperative, kogente mbi kompetencat e organeve të caktuara.
Ju njoftoi se lidhur më këtë ndaj zyrtarve të nderrmarrjeve publike ekziston kallximi penal si të dyshuar për kryerjen e veprimeve të cilat i konsumojnë elementet e veprës penale “Cenim I barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike” që nga data 19.08.2020 e që në një Prokurori e ngathtë dhe jo profesionale si kjo në Mitrovicë,nuk e shqyrton, por ne presim dhe nuk ngutem.
Me dërgimin e Propozimeve për përmbarim kundër debitorve-banorëve të Mitrovicë tek zyret përmbarimore në komunat të tjera ju i vendosni qytetarët e juaj në pozitë të disfavorshme dhe do të ju shkaktoni shpenzime ekstra dhe humbje kohe dhe maltretim të panevojshëm i cenoni të drejtat e tyre elementare që çështja e tyre të shqyrtohet dhe të vendoset në vendbanimin e tyre ashtu si që e përcakton ligji e edhe Konventat europiane për të drejtat e njeriut në nenin 6 mbi të drejtën e një gjykimi të drejtë të çështjes si penale ashtu edhe civile.
Edhe përmbaruesit e tjerë në komunat e tjera janë emëruar dhe zhvillojnë veprimtari në bazë të Ligjit për procedurën përmbarimore sikurse edhe zyrja ime, atëher si mundet të kuptohet e interpretohet tendenca për ti dërguar Propozimet përmbarimore jashtë komunës së Mitrovicë, vetëm si joshje për premtime ndryshe nuk ka. Zyrtarët e juaj nuk kanë autorizime nuk janë në pozitë që të zgjedhin zyre përmbarimore përpos atyre që janë të caktuar me ligj dhe kanë kompetencë lëndore dhe teritoriale për të vendosur, e jo sipas vullnetit e dëshirave të tyre.
Nga përvoja ime më se 30 vjecare si jurist I diplomuar, me provim të jurispodecës, provim për përmbarues privat dhe provim për administrator falimentimi, përegaditje që asnjë jurist, gjyqëtar e prokuror nuk i ka në Mitrovicë edhe ju jeni në dijeni që une si ish anëtar i parties tuaj ( e që tani nuk jamë dhe jam I lumtur që nuk jamë, sepse nuk më ka dalur në mbrojtje ) kamë dëshmuar se presioneve të premtimeve nuk i u kam nenshtrue, bile edhe poziten e punën e kam lane për ta ruajtur integritetin tim professional. Këto kapacitete përsonale i kam.
Me dt. 13.04.2022 nga tel nr. 046 444-411 e zyrtarës tuaj jam ftuar dhe kemi zhvillue biseden ku në mes të tjerash I kam thane: “ NËSE, NËSE, nuk I sjellni propozimet lëndët tek une ki me ma pa sherrin ti e edhe kryetari dhe kam me kall komunën” Une plotësisht kam qenë i vetëdijshëm se kjo bised përgjohet si që jam i vetëdijëshem që bisedat nga telefoni im munden të përgjohen dhe si zyrtar që kryej në veprimtari specifike dhe të komplikuar ndihem shum I sigurt që munden të përgjohen dhe se ajo do të më lajmron në polici për kinse kërcnim.
“Në gropën të cilën ja pregadit dikuj tjeter shpeshher mundesh me ra vetë” sepse qellimi im ka qenë që të dalin në sipërfaqe veprimet e tyre korruptive dhe se ajo do ti kupton fjalët bukvalisht si që I kam thane, e jo si i mendoj une
Pse me tentue me i dërgue propozimet tek përmbaruesi tjetë jokompetent jash teritorit të komunës tuaj ?
Përgjigjëja nenkuptohet.
Me shkrimin tim të mrëmshëm në portale une ja kam qitur tymin komunës ( si që mendoj une ) sepse kam tregue se zyrtarja e juaj po tenton të mbledh taksa në kundërshtim me Rregulloren e Komunës, nr. 02/2019
Ma mire kishte me qenë me i lexue aktet juridike e mos me i trazue e tentue për ti plaqkitur qytetarët duke lëshuar faktura false dhe pa mbules e pa vendim duke shkelur Rregullorë nr. 02/2019.
E nëse i dërgon propozimet tek përmbaruesit jo kompetent “do ta kallim komunen” duke ushtruar Kallxim penal për Cenim të barazisë nga ana e zyrtarve tuaj e ndërsa ndaj përmbaruesve të tjerë për vepër penale keqëpërdorim i autorizimev e që gjitha munden të lidhen me krim të organizuar.
Në disponimin tuaj dhe të drejtësisë.
Me respect. Përmbaruesi Privat Ilmi Miftaraj. 16.04.2022 Mitrovicë.