Përleshje me thika në Hamburg të Gjermanisë, vdes një shqiptar

 

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur, pas një përleshje që pati me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas policisë, ai fillimisht është dërguar në spital, derisa ka vdekur në mbrëmjen e së enjtes.

Derisa siç raportojnë mediet gjermane, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë, shkruan hamburg.de.

Të dy sipas informacione të para kishin përdorur thika. Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm, derisa më pas janë liruar.