Një rrahje ka ndodhur mes disa personave, të cilët dyshohet se janë nxënës të shkollës “Sami Frashëri”, këtë të enjte rreth orës 12:30, në rrugën pranë shkollës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor”.
Ai tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.