Idriz Prekazi, pjesën derrmuese të jetës së tij ia kushtoj vendit, duke i shërbyer me ndershmeri si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqe, shkruan RTV Okarina.
Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar me trimëri e vendosmeri në çlirimin e vendit.
Idrizi ishte dhe një sportist i mirë duke pasur aftësi të shkëlqyeshme në futboll, ku si lojtar i dalluar ishte pjesë e ekipit të veteranëve të klubit “Drenica”.
Për disa vite ai shërbeu në Korporaten Energjetike të Kosovës, duke iu shërbyer me ndershmëri qytetarëve të Skenderajt kurdo që kishin nevojë për të.
Me 21 korrik 2021, duke punuar, pas një incidenti nga goditja e energjisë elektrike ai ndërron jetë.
Sot në 1 vjetorin e vdekjes familjarë të të ndjerit, bashkë me ish kryetarin e Komunës së Skenderajt, djalin e heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari i cili ishte mik i afërt i Idrizit dhe miq e shokë tjerë përkujtuan atë me homazhe tek varri i tij në Prekaz si dhe duke zhvilluar ndeshjen në futboll mes “Veteranëve të Drenicës” dhe “Veteranëve të Kosovës”. /RTV Okarina/