Ramiz Lladrovci, Kryetari i komunës së Drenasit, e ka kujtuar sot në datën e lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish-kryetarit dhe nënkryetarit, Gani Sylaj.
Në këtë përvjetor të lindjes së mësuesit Gani, Kryetari Lladrovci ka pritur në takim vëllain e tij, Ismailin dhe djalin, Atdheun më të cilët evokuan kujtime për të dhe veprimtarinë e tij të bindur për lirinë e vendit.
Gjithashtu bibliotekës së shkollës që mban emrin e Gani Sylajt në Poklek të ri, iu shtuan 200 ekzemplarë me tituj të ndryshëm të librave, me ç’rast Kryetari Lladrovci falënderoj familjen Sylaj për pasurimin e bibliotekës së shkollës.
/RTV-OKARINA