Përmes njëpostimi në llogarinë e tij në “facebook”, kryetari Jashari ka bërë të ditur që me financim të Bankës Botërore, në bashkëpunim me pikën grumbulluese “Agro Florentina”, janë përkrahur me motokultivator 20 fermerë të komunës sonë.
Po ashtu këta 20 fermerë nga ky donacion kanë përfituar edhe nga 15 ari fidane, sistemin e ujitjes (pikë, pikë) si dhe kanë bërë nënshkrimin e kontratës, përmes së cilës e kanë të garantuar tregun se ku mund t`i shesin produktet e tyre.
“Në emër të qytetarëve të Skenderajt, shpreh falënderime për Bankën Botërore si dhe pikën grumbulluese “Agro Florentina”, për këtë përkrahje të madhe të ofruar për këta fermerë.
Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i qeverisjes sime, ku që nga fillimi i mandatit tim i kam dhënë fokus të veçantë duke i’u dal në ndihmë mbi 1000 fermerëve me grante të ndryshme bujqësore.
Përkrahja për qytetarët e komunës sonë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, nuk do të ndalet me kaq, pasi që edhe këtë vit do të vazhdojmë ndarjen e granteve në këtë fushë duke iu përshtatur kërkesave të qytetarëve tonë.”, tha ndër të tjera Jashari.
\RTV-Okarina\
Me financim të Bankës Botërore, në bashkëpunim me pikën grumbulluese “Agro Florentina”, janë përkrahur me…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, May 12, 2021