Periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, 14 – 18 janar


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, më 14 shkurt.

Gjatë kësaj periudhe (14 janar – 18 janar) u mundëson pjesëmarrjen në votim qytetarëve me të drejtë vote, të cilët për shkak të rrethanave specifike nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre.

Të gjitha detajet dhe për mënyrën e regjistrimit janë të publikuara në ueb faqen e KQZ-së: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/

Votimi i qytetarëve me të drejtë vote nga këto kategori, do të bëhet përmes ekipeve mobile, të cilat në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë në shtëpitë apo institucionet përkatëse.