Përgjysmohet çmimi i biletave të autobusëve për këto kategori

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të ketë përgjysmim të çmimit të biletës aktuale për transportin ndërurban.

Këtë e ka bërë të ditur zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, vendimi do të flerë për kategoritë: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe për pensionistët.

Postimi i plotë:

Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale.

Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës. /rtvokarina/