Ka përfunduar takimi në mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë që ky takim ishte një takim konstruktiv.
Ai tha se 90 % e kërkesave të shpalosura të mërkurën nga ky asociacion pritet që të merren parasysh.
“Në diskutim me Vitinë u konstatua që 90 përqind të kërkesave të Asociacionit të Komunave të Kosovës të paraqitura në takimin e këshillit të merren parasysh me marrjen e vendimit për masat e ardhshme”, është shprehur Ibrahimi.
“Në këtë takim u kërkua bashkërendim i aktiviteteve dhe i tillë do të jetë. Kryetarët e komunave u zotuan për bashkëpunim”.
Rekomandimet e Komunave janë:
- Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës.
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore.
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave.
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë.
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse.
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik.
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.
/RTV-Okarina/