Përfundon pjesa e parë, Drenica në epërsi

Në këto momente u mbyll pjesa e parë me rezultat 1-0 për Drenicën.
Në ”Bajram Aliu” po zhvillohet një ndeshje shumë e luftuar nga të dy skuadrat.
Që në minutën e 2-të Zabërgja kishte një rast shumë të mirë, por goditja e sulmuesit shkoi jashtë.
Në munutën e 6-të gjilanasit goditën shtyllën me anë të Blerim Krasniqit.
Mirpo, pas një kundërsulmi, Denisson u ndal në mënyrë të palejuar afër zonës. Në këtë rast, gjyqtari Genc Nuza shikoj dhe VAR-in për herë të parë në Superligë për një karton të kuq eventual, por që nuk u dha një i tillë.
Nga gjuajtja e lirë braziliani Denisson realizoj mjeshtërisht dhe shënoi golin e parë në Superligë këtë sezon.
Në vazhdim të pjesës së parë kishte dhe disa raste tjera, por portat mbetën të paprekura.
\RTV-Okarina\