Luan Dalipi, shefi i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, ka bërë të ditur se sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se marrëveshjet përfshijnë pikat si studim i fizibilitetit për rrugën “Prizren–Tetovë” si dhe bashkëpunimi në sferën e diasporës.
“Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën “Prizren–Tetovë”, bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka thënë Dalipi.
\RTV-Okarina\