Sot ka përfunduar afati që Qeveria e Kosovës të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Ende nuk dihet nëse ekzekutivi e ka dërguar opinionin e tij mbi këtë çështje. Kohë ka pasur deri në ora 16:00.
Megjithatë, në rast se kjo nuk ndodh, projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve
Bekim Haxhiu ka thënë se nga nesër, projektligji vjen në Parlamentin e Kosovës dhe iu shpërndahet ligjvënësve.
“Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë. Respektivisht nga nesër projektligji vjen në Kuvend dhe iu shpërndahet deputetëve”, tha deputeti i PDK-së.
Në qoftë se ky projektligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë qytetarëve të vendit do t’iu mundësohet që të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve të tyre nga Trusti.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.
Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është kundër një propozimi të tillë.
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar hapur se është kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, duke thënë se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetarëve.
Shefi i qeverisë është shprehur se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vetëm zbutet kriza në Koso
“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike, ne e zbusim krizën. Nuk konsideromë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, ta zgjidhim problemin”, theksoi Kurti.
Megjithëse, nismës së PDK-së i janë bashkuar edhe partitë tjera opozitare, duke konsideruar se mirëqenia e qytetarëve është cenuar dukshëm pas rritjes së inflacionit në muajit e fundit.
Para disa ditësh, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme, pas fillimit të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, Trusti ka arritur të rikthej nga fitimet rreth 60 milionë euro fitim.
Me 13 prill 2022, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 2, 340, 383,190 euro derisa më 25 shkurt kishte deklaruar se ka 2, 286, 571.013 euro.
Fondi pensional e kishte mbyllur vitin 2021, me një buxhet fiks në vlerë prej 2, 353, 174, 911 euro.