Një barnatore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.
Nga zjarri s’ka persona të lënduar, derisa Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, që e ka cilësuar si “zjarrvënie”.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.”, ka thënë Ahmeti.