Përfshihen nga zjarri shtëpitë dhe zyret në disa komuna të Kosovës, Policia jep detaje

 

Në Lipjan, Podujevë e Obiliq, ditën e djeshme janë raportuar 4 raste të zjarrëvënieve.

Derisa në Lipjan një qytetar ka treguar se si pasojë e një defekti elektrik një pjesë e zyrës është përfshirë nga zjarri, në Podujevë, një tjetër ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri, raporton IndeksOnline.

Në anën tjetër në Obiliq janë raportuar dy raste të zjarrëvënies. Njëri në Plemetin, ku është raportuar se është kapluar nga zjarri ushqimi i kafshëve.

 

Ndërsa në fshatin Hade të kësaj komune, si pasojë e kabllove elektrike janë djeg dy shtylla elektrike dhe një shtëpi e pa banuar.

Në të gjitha këto raste kanë reaguar njësitet e zjarrfikësve duke lokalizuar zjarret, ndërsa është raportuar se përveç dëme materiale nuk ka pasur asnjë të lënduar.

 

\RTV-Okarina\