Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekspedita e Përfaqësues sonë është nisur për në Spanjë.
Furia e Kuqe do të jetë nikoqir i Dardanëve në takimin që luhet më 31 mars (e mërkure) në Sevillë nga ora 20:45.
Kosova gjendet në grupin B, ku Suedia është lider i Grupit B me gjashtë pikë, Spanja me katër, Greqia me një, Kosova dhe Gjeorgjia ende pa pikë.
✈️ Kombëtarja e Kosovës është nisur sot pasdite për në Sevilla, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022 kundër Spanjës. 💙🇽🇰 #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë
Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on E hënë, 29 Mars 2021