Përdhunuan vajzën në Britani të Madhe, kaq vite u dënuan 3 shqiptarët

Autoritetet britanike kanë dënuar me 57 vite burg, 3 shqiptarë të cilët përdhunuan në grup një të re në Londër, raporton Daily Mail.

Vajza, vetëm 23-vjeç u ndje e pambrojtur, pasi u largua nga klubi i natës Vogue në “Bedford High Street” në orët e para të datës 4 shtator të vitit të kaluar.

Gemti Hyka, 31 vjeç, e futi në makinën e tij vajzën dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, abuzuan mbi të gjithashtu. Gjatë kalvarit, gruaja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Duke dënuar treshen gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar asaj “makthin më të keq” duke shtuar se ata e kishin trajtuar atë sikur të mos ishte qënie njerëzore.

Hyka u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim dhe kishte dy akuza për përdhunim.

Ndërsa, Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, u dënuan me 14 vite dhe 17 vite burg.