Për punëtorët shëndetësorë ndahen mjete shtesë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mjeteshtesë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë, në vlerë prej 10 milionë eurosh, për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.

Po ashtu, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se janë alokuar mjetet financiare për personelin shëndetësor dhe mbështetës, të cilët janë angazhuar në menaxhimin e pandemisë Covid-19.