Brenda 24 orëve kanë ndodhur dy vjedhje të rënda në xhami të Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës në Gjilan dje janë vjedhur 40 euro në arkën e xhamisë.
Një gjë e tillë, por me një vlerë më të madhe ndodhi edhe në Gjakovë.
Raporti i PK-së:
Rr. Adem Jashari, Gjilan 23.02.2021 – 19:00-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rreth 40 (katër dhjetë) euro në arkën e xhamisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Fsh. Reçë, Gjakovë 23.02.2021 – 05:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur është kryer një vjedhje në arkën e xhamisë së Qylit. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se është thyer një dritare e xhamisë dhe po ashtu është thyer edhe arka nga ku sipas ankuesit janë vjedhur 170 euro. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.